Superliga e Kosovës e ka mbyllur edicionin 2017/18, ku kanë mbetur të zhvillohen vetën ndeshjet e barazhit dhe finalja e Kupës.
Por Liria që të martën ishte në vendin e shtatë ka kërkuar nga zyrtarët e FFK-së ta korrigjojnë renditjen.
Sipas tabelës së FF-së, Liria është renditur e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës, që është gabim, besojmë teknik.
Në rast të pikëve të barabarta, vendosin ndeshjet direkte, që në këtë rast nuk është përfill, besojmë pa qëllim.
Liria kërkon që gabimi të rregullohet dhe klubi i tyre të kalojë në vendin e pestë
“Ju kujtojmë se të dyja skuadrat kanë bilanc negative në raport me Lirinë. E para Drenica është mposhtur në Prizren, 1:0 dhe një ndeshje kemi barazuar (1:1) në Skenderaj dhe kemi pësuar po ashtu 1:0, që i bie se si mysafirë kemi rezultat pozitiv”.
“Ndërsa, në raport me Feronikelin , Liria ka bilanc të pastër dy fitore me nga 1:0 (një në Prizren dhe një në Drenas) si dhe një barazim, pa gola në Drenas”.
“Andaj, kërkojmë nga shërbimi adminsistrativ dhe komisioni garave, që këtë gabim ta korrigjojë dhe Liria të ngjitet në pozitën e pestë”, thuhet në reagimi e klubit.
Liria, ka 48 pikë nga 33 ndeshje, 13 fitore, 9 barazime e 11 humbje.
Gabimi për përmirësuar pas disa orësh dhe Liria është kthyer në vendin e pestë. /Telegrafi/