Telegrafi

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Liria tashmë më nuk e ka statusin e skuadrës së ekipit të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi prizrenas sezonin e kaluar e ka përfunduar në pozitën si është më së keqi, e cila gjë ka bërë që tanimë të bëjë gara në Ligën e Parë.

Në një konferencë për shtyp, kryetarit i ekipit, Iljaz Iljazi, ka fajësuar menaxhmentin e kaluar për gjendje të vështirë të skuadrës.

Mytaher Haskuka, kryetari i Prizrenit dhe Iljaz Iljazi, kryetar i Lirisë

Ai ka treguar se kishte trashëguar një ekip me vetëm dy lojtarë dhe një borxh që kap shifrat e 148 mijë eurove.

“Liria ka një borxh total prej 148 mijë eurove dhe me këto parregullsi po merret një auditor i jashtëm i ekipit”, ka pohuar ai.

Më tutje ka deklaruar se në sezonin e ri është detyruar të ndërtoj një ekip të ri pasi që kishte mbetur vetëm me dy lojtarë.

Lexo po ashtu Iljazi tregon se cilët lojtarë ishin shitur pa dëshirën e klubit

Ndryshe, kuvendi komunal i Prizrenit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është biseduar për gjendjen aktuale në klubit bardhezi.
/Telegrafi/