Site icon Telegrafi

Liria i dhuron telefon tifozit më të vjetër

Kasëmi është ndër tifozët më besnik që ka Liria dhe njëherit më i moshuari.

“Ka më shumë se 60 vite që e përcjell Lirin. Atë e kam në zemër. Gjithmonë Prizreni ka pasur lojtarë të mirë dhe tifoz që e kanë dashur futbollin. Unë ruaj shumë moment të mira. Gjatë gjithë këtyre viteve. Asnjëherë nuk kam munguar, pos ndonjë rasti të veçantë. Lirinë e kam në zemër. Do ta përkrah deri në frymën e fundit”, ka thënë i gëzuar me dhuratën, Kasëmi.

Baca Nusret, nuk ka harruar të falënderoj edhe për mundësin që Bordi i ri prej ardhjes në krye të klubit, u ka mundësuar pensionistëve që të ndjekin ndeshjet falas.

“Ne hyrja pa pagesë është ndihmesë. I falënderoj kryesinë e klubit dhe në emër edhe të shokëve të mijë pensionist”, ka thënë ai.
 

Exit mobile version