Site icon Telegrafi

Liria fut në krizë Dritën, e mposhtë kampionen në Prizren

Liria i është kthyer rrjedhës pozitive të sezonit në Prizren ndaj Dritës me një fitore ndaj kampiones aktuale.

Liria e mposhti Dritën që është pretendent kryesor për titull.

Në një spektakël të madh para shumë shikuesve, Liria fitoi me rezutlat 3-2.

Drita kaloi në epërsi me anë të Xhevdet Shabanit, por dy minuta pa përfunduar pjesa e parë barazoi Qëndrim Gashi.

Në pjesën e dytë Drita gjeti sërish epërsinë me Haxhi Nezirajn.

Por, me dy gola të shpejt të Liridon Fetahajt, Liria arriti të krijojë epërsinë në minutat 65 dhje 73.

Liria me këtë fitore arkëton tri pikët e para, kurse në po të nëjtjën kuotë të pikëve mbetet edhe Drita, e cila pësoi humbjen e dytë rresht dhe është zyrtarisht në krizë.

/Telegrafi/

Exit mobile version