Telegrafi

Liria fiton Kupën e Kosovës

Në epërsi i pari erdhi Vëllaznimi me golin e Hasan në minutën 32, me të cilin rezultat (1:0) përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën 46 të pjesës së dytë Liria barazoi përmes Tafilit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Golin e fitores për Lirinë e shënoi Tafili në minutën 112. Liria për herë të dytë në 4 vjetët e fundit ka fituar Kupën e Kosovës në futboll. /rtv21/