Telegrafi

Liria fiton derbin ndaj Feronikelit, “Arpagjik’t” me koreografi fantastike në nderim të UÇK-së

Liria ka fituar derbin e Ligës së Parë në grupin A ndaj Feronikelit me rezultat 3-0, ndërsa fillimi i ndeshjes u karakterizua me një koreografi madhështore nga “Arpagjik’t”.

Prizrenasit e nisën ndeshjen shumë mirë duke shënuar me Liridon Fetahajn, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë, Astrit Berisha shënoi për 2-0.

Ndeshja u mbyll me golin e tretë të Qemajl Elshanit.

Me këtë fitore Liria është e dyta me 40 pikë, një më pak se Feronikeli.

Tifogrupi prizrenas “Arpagjik’t” kanë hapur një koreografi madhështore në fillimin e ndeshjes.

Kjo koreografi i është kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në qendër të koreografisë është paraqitur logo e UÇK-së me mesazhin: “Simbol i rezistencës kombëtare”.

Në të dy krahët janë paraqitur emrat e të gjithë dëshmorëve të komunës së Prizrenit. /Telegrafi/