Telegrafi

Liria emëron në krye të skuadrës ish-përzgjedhësin e Maqedonisë së Veriut

Liria e Prizrenit është bërë me trajner të ri pas largimit disa ditë më parë të turkut Nedim Yigit.

Mirsad Jonuz është trajneri i ri i skuadrës prizrenase dhe ai tanimë është prezantuar.

61-vjeçari vjeçari ka drejtuar skuadrat si Rabotnicki e Skopje në Maqedoni, derisa ishte për dy vite edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Maqedonis së Veriut dhe për gjashtë vite trajner i Maqedonisë U21.

Ai ka bërë karrierë si trajner edhe te Eginiakos, Lusail e Vllaznia e Shkodrës.

Njoftimi i plotë nga FC Liria:

Mirsad Jonuz, është kryetrajner i Lirisë. Prezantimi tij , u bë sot (e mërkurë) .

Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit. Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri ( drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.

“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën. Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.

Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi: “Kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri. Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh. Marrëveshja është deri në fund të stinorit”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/