Site icon Telegrafi

Liria e Prishtina ndahen baras

Liria nuk ka mundur të triumfoj para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ ndaj Prishtinës duke luajtur pa gola, 0:0.

Megjithëse te dyja ekipet u përpoqën të realizonin gol, rrjetat heshtën përgjatë 90 minutave, në saje të terrenit të vështirë, por edhe duket se respektit maksimal ndaj njëra-tjetrës, dhe kështu ndeshja mbaroi me rezultatin e bardhë, atë më së paku të dëshiruar për tifozët e futbollit, 0:0.

Kujtojmë se për Lirinë kjo ishte ndeshja e dytë në fazën përgatitore, pas asaj ndaj Besës së Pejës e cila përfundoi me rezultat prej 1:1, ndërsa për Prishtinën ka qenë ballafaqimi i parë, kurse të dielën pritet të takohet në një miqësore me ekipin e Llapit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version