Ishin futbollist e Lirisë ata të cilët u angazhuan maksimalisht gjatë gjithë kësaj ndeshje. Ata shprehen se në sezonin pranveror do të rikthehen edhe më të fuqishëm.
Alban Dylazeka ishte njëri ndër realizatorët në ballafaqimin ndaj Besës, i cili shënoi një eurogol, thotë se fuqinë dhe formën e vërtetë të Lirisë do ta shohim në edicionin pranveror.
“Në këtë gjysmë stinor kemi zhvillu lojë të bukura, te disa ndeshje na ka munguar edhe fati i cili s’ka qenë në anën tonë”.
“Jemi munduar se në çdo ndeshje i kemi eliminuar mangësitë tona dhe i kemi kryer detyrat që na ka dhënë trajneri. Besoj dhe shpresoj që në pranverë do të jetë një skuadër tjetër, shumë më ndryshe”.
“Ne kemi potencial dhe cilësi, për kreun e tabelës besoj që me punë do të ja arrijmë të renditemi sa më lartë ”, tha për KosovaLive, Dylazeka.
Mesfushori gjakovar po ashtu theksoi se klubi bardhezi edhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor nuk do të rri pasiv, ata do t’i vazhdojnë stërvitjet deri në fund të dhjetorit.