Liria dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Prizren.
Drita kishte më shumë nga loja në pjesën e parë, teksa realizua edhe dy gola, por që u anuluan.
Besnik Krasniqi fillimisht realizoi me kokë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje pasi u rishikua në VAR.
Gol realizoi edhe Almir Ajzeraj, por edhe i sulmuesit u anulua për të njëjtën arsye.
Liria kishte rast me Prince Tijuezan, por i cili nuk i tregua i saktë përballë portierit Smakiqir.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën baras 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për Dritën, që krijonte më shumë raste shënimi.
Muharrem Jashari pati rast të artë shënimi, por goditja e tij u ndalë nga shtylla.
Vendasit rrezikuan me Likën që goditi bukur, por që topi shkoi pranë portës.
Në minutën e 78-të Drita gjeti sërish golin kësaj radhe me Albert Dabiqajn, por sërish u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Deri në fund nuk pati më gola dhe Liria merr pikën e parë në Superligë, derisa Drita shkon në kuotën e katër pikëve. /Telegrafi/