Site icon Telegrafi

Liria dhe Ballkani ndahen baras

Liria dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen që konsiderohet si derbi rajonal.

Të dy skuadrat edhe pse provuan nuk arritën që ta tundin portën për 90 minuta duke u ndarë 0-0.

Më shumë nga loja kishte Ballkani që në pjesën e parë rrezikoi me Visar Berishë, Borce Manvvskin dhe Jetmir Topallin.

Liria kishte rast vetëm me Ilir Mustafën.

Në pjesën e dytë Ballkani me Dardan Jasharin dhe Leart Eminin, por pa sukses.

Liria kishte dominimin me top, por Ballkani rrezikoi përmes kundërsulmit.

Pas këtij barazimi Liria pothuajse është përshëndetur me Superligën pasi ka vetëm 25 pikë.

Në anën tjetër Ballkani ka 33 pikë dhe është në pozitën e tetë. /Telegrafi/

Exit mobile version