Mediat në Shqipëri kanë raportuar sot për mundësinë që ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi të marrë drejtimin e Lirisë.
Megjithatë, te klubi nga Prizreni thonë se asgjë s’ka zyrtare, gjithçka është në fazën e bisedimeve.
“Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Bledin. Është nga emrat me të cilët po bisedon klubi”, ka thënë sekretari i klubit, Bashkim Kajdomçaj për Gazetasheshi.com.
Sipas tij, Liria është në bisedime edhe me disa trajnerë tjerë.