Site icon Telegrafi

Liria me bileta vjetore për sezonin e ri

KF “Liria”, edhe për edicionin 2016/2017 do të ketë bileta vjetore për tifozët e vetë. Lidhur me këtë është mbajtur një mbledhje me prind të shkollës së futbollit, ku të pranishëm ishin edhe kryetari, Mirsad Çollaku, anëtarët e Bordit Nehari Toska e Lulzim Ibri, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit,si kryetari Çollaku ashtu edhe koordinatori Ibri, kanë kërkuar mbështetjen e prindërve në shpërndarjen e biletave vjetore për klubin. Qëllimi është të ndihmohet Liria dhe sensibilizimi të nis që nga shkolla përmes prindërve.

“Ne, besojmë fuqishëm që tifozët, bizneset dhe qytetarët prizrenas se do të përkrahin këtë aksion lidhur me biletat vjetore. Vitin paraprak ka qenë një shtytje solide për klubin futja në treg e biletave vjetore”, ka thënë kryetari Mirsad Çollaku i cili ka shtuar se nuk do të ketë ngritje të çmimit krahasuar me vjet.

Nga ana e tyre, prindërit kanë premtuar se do të jenë mbështetës të këtij aksioni.

Me kartelë të bronztë që kushton 30 euro, një person ka të drejtë të hyjë në stadium, kartë argjendi që kushton 50 euro, 1+1 (dy persona) dhe me kartelë ari kushton 100 euro 1+2 ose (tre persona).

Kartelat vlejnë për stinorin 2016/2017, edicioni vjeshtë-2016, pranverë 2017.

Exit mobile version