Site icon Telegrafi

Liria barazon me Kukësin, shkëlqen Korenica me hettrik (Foto)

Meriton Korenica te FC Liria

Kukësi dhe Liria kanë barazuar me rezultat 3-3 në miqësoren e zhvilluar së fundmi në Pezë – Helmës.

Loja e fortë e ekipeve u zhvillua gjatë gjithë takimit, teksa ishte Meriton Korenica ai që kaloi prizrenasit në epërsi me një gjuajtje prej jashtë zonës.

Korenica shënoi pas pesë minutave edhe golin e dytë nga penaltia.

Kukësi u rikthye fuqishëm duke shënuar tri gola dhe duke kaluar në epërsi.

Krejt në fund të takimit Liria barazoi për 3-3 rezultatin me anë të Mevlan Zekës, pas asistimit të më të mirit në këtë duel, Korenicës. /Telegrafi/

Exit mobile version