Çmimi që ka, e afron shumë me Tesla Model 3
Brendi i Volvo, Polestar ka shpallur rivalitetin e hapur me Tesla Model 3, kur e prezantoi Polestar 2, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë elektrike i ka dy bateri me nga 78 kWh, që së bashku prodhojnë 400 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për pesë sekonda, teksa ka autonomi prej 445 kilometrave.
Statistikat e tregojnë në një distancë të konsiderueshme nga Model 3, mirëpo çmimi është temë tjetër. Klientët që duan ta blenë një Polestar 2, çmimi fillestar kushton 38 mijë euro, ku përfshihet teknologji e lartë dhe vozitje praktike.
Raportohet se bashke me makinën, do të lansohet edhe Polestar Explore, aplikacionin që mundëson të hapet vetura me telefon, sikurse edhe makinat Tesla. Në të ardhmen, pritet që sistemi iOS dhe Android, të kryej shumë funksione në këto makina elektrike. /Telegrafi/