Telegrafi

Liri kundër osteoporozës

Shkencëtarët nga Universiteti i Kajros kanë zhvilluar hulumtime në kafshë duke vërejtur ndikimin e vajit të lirit në dinamikën e markerëve që tregojnë ndërtimin-zbërthimin e eshtrave, respektivisht të dendësimit të eshtrave.

Grupi i studiuar ka qenë në gjendje identike me diabetin ose post-menopauzën sa i takon osteoporozës. Është vërejtur se dobësimi i eshtrave ka qenë i intensifikuar në grupin e diabetit, ndërsa dukshëm është zvogëluar në të dyja grupet me përdorimin e vajit të lirit të pasur me acidet yndyrore të pangopura omega-3.

Duke marrë parasysh numrin gjithnjë e më të madh të diabetikëve, pastaj rreziqet tjera të cilat me vete sjellin edhe osteoporozën, kjo formë e parandalimit sigurisht se duhet të merret parasysh. Shkencëtarët premtojnë studime të mëtejme./Telegrafi/