Telegrafi

Lirë dhe lehtë: Bëni maskë nga banania

Banania gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj. Ajo do të hidratizojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara dhe të buta, transmeton Telegrafi.

Për bukuri

Banania është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës.

Marrim një banane, e shtypim mirë dhe e përziejmë me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E përhapim këtë masë mbi fytyrë dhe e lëmë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të vakët.

Maskë për flokë delikate

Disa ekspertë të flokëve pohojnë se banania është kondicioneri më i mirë për flokë. Mjafton të marrim një banane, ta shtypim dhe më pas ta përhapim mbi flokët e lagura.

Aplikoni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja – shpërndajeni atë me krehër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlani mirë me ujë të vakët.

Pasi ta keni përdorur disa herë do të vëreni ndryshimin e fytyrës dhe të flokëve tuaj. /Telegrafi/