Liridon Gashi është emëruar Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës.
Komuna e Podujevës njofton se Liridoni Gashi ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, drejtimi arkitekturë. Po ashtu ka përfunduar studimet postdiplomike dhe ka marrë titullin “Master i shkencave të arkitekturës”.
“Ai ka punuar punë profesionale në kompani private dhe në pozita menaxheriale në kompani, si dhe ka përvojë në shërbimin civil, në sektorin e urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Liridoni ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si pjesëtar i shoqërisë civile, aktivist i mjedisit, ka mbikëqyrur punën e Kuvendit të Kosovës dhe ka marrë pjesë në disa nisma legjislative”, thuhet në njoftimin e komunës.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka uruar për detyrën Liridon Gashin dhe i ka dëshiruar punë të mbarë e suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij./Telegrafi/