Telegrafi

Lirak Çelaj: Unë e dua më shumë skenën e teatrit se atë të politikës (Video)

Aktori i njohur Lirak Çelaj, tashmë kandidat për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë mbrëmë (e premte), i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij, teksa ka shpalosur edhe idetë që ka për të ardhmen e kryeqytetit, nëse arrin të bëhet kryetar.

I pyetur nga moderatori Alban Dudushi se në cilën skenë e gjen veten më mirë, në atë të teatrit, apo politikës? Çelaj tha se teatrin e do më shumë.

Aktori Lirak Çelaj, i ftuar mbrëmë në “Top Show Magazine

“Unë e dua më shumë skenën e teatrit. Skena dmth teatri është shumë më i këndshëm, është punë që e bëj me qejf, ka më shumë sinqeritet. Ndonëse ne komuniteti i aktorëve apo artistëve mendojmë që e kemi intrigën e zhvilluar, prapaskenat e këto, por kur e njeh politikën, artistët janë ëngjëj”, tha Lirak Çelaj.

Ndryshe, aktori Çelaj ka qenë shumë i njohur pë rolet e tij në projekte të ndryshme filmike, si në film, ashtu edhe teatër.

Ndërsa viteve të fundit, karriera e tij ka marrë krejt tjetër kahje duke u drejtuar ka politika. /Telegrafi/