Kryetari i degës se PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj jo rrallë herë drejton kritika të ashpra ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndonëse Çelaj i ka bërë thirrje publike në mënyra të ndryshme që të ballafaqohen në debat publik, Ahmeti asnjëherë nuk e ka pa të arsyeshme t’i dal përpara argumenteve të kundërshtarëve.
“I kam bërë thirrje publike edhe përmes rrjeteve sociale që të ballafaqohet në debat publik, ai edhe në seanca parlamentare e ka obligim me ardh edhe nuk ka pas ardh hiç. Ndërsa në tema më të rëndësishme, kur i referohet raportit vjetor, ai (Shpend Ahmeti) vetëm e lexon raporton dhe del jashtë”, ka thënë Çelaj në një prononcim për lajmi.net.
Ndonëse një ballafaqimi i mundshëm është i nevojshëm për qeverisje të mirë, Çelaj thotë, se Ahmetit nuk i duket e rëndësishme dhe publikisht refuzon thirrjet e tij.
“Unë e kam pas ftuar që të vjen në debat publik dhe të ballafaqohet me argumente dhe të mos komunikojmë në distancë, kjo është edhe për të mirë të qytetit kur ballafaqohen argumentit, kjo ndikon në të mirë të qeverisjen së komunës së Prishtinës, por ai e ka refuzuar thirrjen”, ka thënë më tutje ai.
I pyetur se a mund të jetë shkak punësimi i kundërligjshëm i Vetëvendosjes në Prishtinë, siç po raportohet kohën e fundit në media, që Ahmeri të refuzojë ballafaqimin, Çelaj tha se “Ne kemi shumë argumente për keqqeverisjen e tij edhe ai nuk dëshiron sepse ne i kemi argumentet ndërsa ai përveç frazave/parullave nuk ka kurfarë argumenti tjetër për qeverisjen e e tij.
Se a është gati ta shpall kandidaturën e tij për Prishtinën, Çelaj tha se partia këto ditë do të merr vendim dhe përcakton kandidatin.
“Partia këto ditë merr vendime për të gjithë kandidatët për të gjitha komunat e Kosovës dhe aty do të shohim me pas se për kënd do të përcaktohet”, ka thënë në fund Çelaj.