Site icon Telegrafi

Lira turke bie pasi Banka Qendrore nuk arrin të rrisë besimin e investitorëve

Monedha turke bie për të tretën ditë radhazi pasi që Banka Qendrore nuk arriti të rris besimin e investitorëve.

Dollari amerikan u rrit më shumë se 2 për qind kundrejt lirës turke, gjë që çoi në rënie midis monedhave në tregje. Banka Qendrore turke, tha të mërkurën se po ndryshon kufijtë e huamarrjes së bankave për transaksionet njëditore, e cila në mënyrë efektive forcon likuiditetin duke i dhënë fund financimit të pakufizuar që ishte ofruar më herët.

Banka ka njoftuar se do të merr një sërë masash, mirëpo investitorët nuk e shohin qasjen e politikëbërësve ndaj presionit të tregut si një mënyrë të qëndrueshme për të trajtuar inflacionin me dy shifra dhe një deficit të zgjeruar të llogarisë rrjedhëse.

“Ende ka shumë tym nga Banka Qendrore. Ndryshimi në kufijtë e huamarrjes njëditore të bankave synon të lehtësojë presionet mbi sistemin bankar, në vend që të trajtojë problemin themelor të Turqisë, i cili inflacioni vazhdon të mbetet i lartë”, tha Nigel Rendell, analist nga Medley Global Advisors LLC me seli në Londër, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Të dhënat e ditës së sotme treguan se indeks i besimit të ekonomisë turke në muajin gusht ra në nivelin më të ulët që nga viti 2009, ndërsa deficiti tregtar i vendit u rrit në muajin korrik krahasuar me muajin paraprak.

Aktualisht një dollarë amerikan po tregtohet me 6.45 lira. /Telegrafi/

Exit mobile version