Telegrafi

Liqeni me ujë të njelmët, brenda natës merr ngjyrën e kuqe (Foto)

Në veriperëndim të Iranit, ndodhet liqeni Urmia i cili për një kohë të gjatë ka nivel të ulët të ujit, shkaku i mungesës së reshjeve dhe nxehtësisë së madhe.

Por, pas disa ditë me shi, uji i këtij liqeni është bërë i kuq brenda natës, transmeton Telegrafi.

Banorët dhe pushuesit që kanë shkuar pranë këtij liqeni që ka ujë të njelmët, janë mahnitur me ngjyrën që duket sikur brenda të jetë dergjur gjak.

Imazhet e bëra nga satelitët e ‘Nasa Aqua’ e tregojnë tërë sipërfaqen, që ka marrë nuancën e kuqe, për dallim nga ngjyra e kaltër që dominonte më parë.

Për ndryshimin e ngjyrës, ekspertët po mendojnë se janë shkaktarë algat apo një bakter i njohur si ‘Halobacteriaceae’.

Nuk është hera e parë që uji i Urmias ka marrë ngjyrë të kuqe. Kjo ndodhë zakonisht në pranverë dhe në fillim të verës, si pasojë e reshjeve të stinës si dhe strukturës së klimës. Mirëpo, është hera e parë që ka ndodhur në fund të verës. /Telegrafi/