Liqeni i Treskës vazhdon të anashkalohet nga institucionet shtetërore sa i përket pastërtisë së tij. Akoma nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës përreth liqenit të Treskës, ku mbeturinat çdo ditë e më shumë po shtohen.
Jakup Jakupi për TV21 thotë se kjo gjendje e shqetëson shumë. Ai deklaroi se gjelbërimi ka ardhur nga papërgjegjësia e disa njerëzve, të cilët aty hedhin mbeturina.
“Këtu i hedhin mbeturinat edhe në mbrëmje. Sepse unë vij në mëngjes me lopët e mia por kur shoh në mëngjes mbeturinat shtohen. Vijnë në fundjavë banorët të pushojnë nuk kanë ku të ulen krejt është e mbushur me mbeturina”, tha Jakup Jakupi.
Por përveç mbeturinave banorët e pandërgjegjshëm i vënë flakë gjelbërimit. Sipas zjarrfikësve kjo nuk është hera e parë që këtij vendi dhe mbeturinave po i vihet flaka.
Nga Komuna e Sarajti për TV21 thonë se do të ndërmerren masa për pastrimin e këtij vendi, por pa dhënë shumë detaje./Telegrafi/