Site icon Telegrafi

”Liqeni i Tetovës” tani është realitet (Foto)

Telegrafistat na dërgojnë fotografi ku shihet një sasi e madhe uji e mbledhur nëpër rrugët e Tetovës si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut gjatë natës së mbrëmshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë ujë ka vendi tek tregu i gjelbërt dhe në afërsi të rrethrrotullimit që lidh spitalin dhe pjesën qendrore të qytetit.

Lexuesit që i kanë dërguar fotografitë ankohen se ju është pamundësuar që të kalojnë rrugën në këmbë./Telegrafi/

Exit mobile version