Site icon Telegrafi

Liqeni i Ohrit pasurohet me 30 mijë ngjala

30 mijë ngjala të reja dhe të shëndosha, këto ditë janë lëshuar në ujërat e liqeneve të disa rajoneve si, Radozhdë, Kalishtë, Strugë, Sateskë dhe në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë veprim, vazhdohet tradita 50 vjeçare me lëshimin e ngjalave në liqenin e Ohrit.

Vitin e kaluar liqeni i Ohrit është pasuruar me rreth 2800 kg ose rreth 90 000 ngjala të reja, ndërsa lëshimi i ngjalave tjera pritet të bëhet pas dy viteve./Telegrafi/

Exit mobile version