Një liqen në Gjermani është kthyer në ngjyrë vjollce të thellë në atë që është përshkruar si një “fenomeni shkencor”.
Liqeni Allgau në shtetin alpin bavarez në Gjermani u kthye në ngjyrë vjollce të errët, pa asnjë ndërhyrje njerëzore, transmeton Telegrafi.
Si rezultat, liqeni tani po tërheq vizitorë nga i gjithë vendi dhe është përshkruar si “një fenomen shkencor dhe estetik me pamje të çuditshme”, raporton theindependent.
Purple Lake in Germany
A beautiful and rare natural phenomenon in German Bavaria – an alpine reservoir has turned purple. This is due to special bacteria in the water. You can see something like this only once every few years. pic.twitter.com/bFYvx9chp8
— NEXTA (@nexta_tv) April 4, 2024
Zyra shtetërore gjermane e mjedisit tha se bakteret e squfurit vjollcë qëndrojnë pas ndryshimit të ngjyrës së ujit.
Ngjyra tani është më e dobët dhe mund të zhduket plotësisht kur të bjerë shi.
Ndryshe, shkencëtarët thonë se ky fenomen i rrallë mund të shihet vetëm një herë në disa vjet. /Telegrafi/