Site icon Telegrafi

Liqeni fitoi ndeshjen e parë në Main Round të Ligës së Kampionëve, mposhti JB Fusal Gentofte

Kampioni aktual i Kosovës në futsal, Liqeni e ka nisur mirë kampanjën e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, duke fituar takimin e parë ndaj JB Futsal Gentofte me rezultat 4-3.

Klubi nga Drenasi ka fituar ndeshjen e parë, duke marrë pikët e plota në përballje me danezët e Gentofte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja ishte e luftuar dhe e barabartë gjatë gjithë kohës, me diferencën që u bë vetëm në fund me golin e fitores.

Goli i parë erdhi në minutën e dytë me anë të Jakup Ramadanit, i cili shënoi për 0-1, ndërsa danezët barazuan shifrat në 1-1 në minutën e fundit ty pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me maturi maksimale nga të dyja ekipet. Ishin sërish danezët që realizuan për epërsinë e tyre të parë për 2-1, në minutën e 28′, ndërsa në minutën e njëjtë baraspeshoi gjërat Camilo për 2-2.

Eder me një gol të minutës së 30-të dhe Ramadani (35′), çuan shifrat dhe epërsinë në 2-4 dhe e tëra që bënë ekipi danez ishte të ngushtonin epërsinë në fund në 3-4.

Ndeshja e radhës për Liqenin zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:00 ndaj liderit të grupit, FC Piast Gliwice nga Polonia. /Telegrafi/

Exit mobile version