Gjendja e Liqenit të Dibrës akoma mbetet e pandryshuar. Disa pjesë ende i ngjajnë deponisë, pasi sasi të mëdha të shisheve të plastikës dhe mbeturinave notojnë në sipërfaqen e ujit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga qendra për zhvillim të qëndrueshëm në Dibër thonë se kjo para se gjithash është rezultat i deponive ilegale që ndodhen në fshatrat e Rekës përreth Parkut Kombëtar Mavrovë, ku prej atje mbeturinat përmes lumit Radika përundojnë në liqenin e Dibrës.
“Ideja fillestare sipas memorandumit për bashkëpunim me hidrocentralin Shpilije, të vendoset presa në vetë pendën ku arrijnë mbeturinat dhe aty reciklohen. Por për shkaqe administrative dhe sigurie, siç u informuam nga ELEM, nuk kishim mundësi ta vendosim. Do e ftoja edhe Ministrinë e Ekologjisë e cila do të duhet të bëjë strategji sesi të trajtohet problemi me mbeturinat. Edhe Komuna e Dibrës duhet të ndërmarrë aktivitete të caktuara”, deklaroi për Alsat M, Goce Lubinovski nga qendra për zhvillim të qëndrueshëm në Dibër.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor ende nuk kanë informacione se çfarë kanë konstatuar inspektorët e tyre gjatë vizitës në Liqenin e Dibrës të zhytur në mbeturina./Telegrafi/