Policia tha se “Dritan Marku, Ardian Dervishaj dhe Shkëlzen Shehu u ndaluan në kushtet e flagrancës, duke prerë pemë dhe dëmtuar Parkun e Madh në Liqënit Artificial”, raportoi Panorama.
Policia Bashkiake tha se “këta shtetas gjatë orëve të vona të natës në muajt e fundit, prenë një numër të madh pemësh dhe dhjetra pisha".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet e tyre të punës, dy sharra elektrike, dy radio ndërlidhëse si dhe një furgon me targa të falsifikuara që përdorej për transportin e drurit./Telegrafi/