Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paraqitur liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me potencial për zhvillimin e turizmit.
Rama në një postim në Facebook shkruan se liqenet akullnajorë janë destinacione fantastike.
“Mirëmëngjesi dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/