Site icon Telegrafi

Liqenati i Bjeshkëve të Rugovës ndahet në dysh!?

Arben Islami ka postuar disa fotografi ku thotë se në Google Earth që disa vjet shihet kufiri i ri, i cili kalon përmes Liqenit përrallor të Kuçishtës në Liqenat.

Ai është shprehur i habitur, madje thotë se nuk e beson që po ndodh kjo.

Islami ka ofruar fotografi se ku ka qenë kufiri nga 1974, e këtë e ka bërë me vijën e kuqe, ndërsa vija e verdhë është kufiri, që sipas shumë personave në Pejë po e pretendon Mali i Zi, e që është edhe në Google Earth.

“Shumica e kufijve të Kosovës kalojnë përmes kreshtave malore. Këtu shihet që kufiri prej kurrizit të bjeshkës së Liqenatit ka zbritur thellë poshtë në luginë. Shpresoj që e gjitha kjo që po dëgjoj këto ditë është rrenë. Nuk po du me pranu që një territor i bukur malor, me rëndësi të madhe për turizmin e Kosovës, është shkëputur veç ashtu”, ka shkruar ai.

 

Exit mobile version