Telegrafi

Liqe artificial për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut

Ndërsa hapësirat e minierave të tanishme të qymyrit do të bëhen zona të gjelbëruara, shkruan sot Koha Ditore. Këto plane janë prezantuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Dokumenti, sipas zyrtarëve të ministrisë, thuhet se është në fazën e shqyrtimit publik dhe pas 60 ditësh parashihet të dërgohet në Qeveri për aprovim dhe për votim në Kuvend.
Sipas planit, fshatrat e Komunës së Obiliqit, Fushë-Kosovës, Vushtrrisë dhe Gllogocit do të futen në zonën e interesit të veçantë që nga MMPH-ja është quajtur Fusha e Mihjes së Re.

Aty përfshihen kryesisht zonat që shtrihen në afërsi të KEK-ut dhe termocentralit të ri. Gjithashtu, sipas dokumentit, parashihet që të bëhet edhe zhvendosja e popullatës nëpër fshatrat, të cilat pritet të hyjnë në zonën e interesit të veçantë. Në skemën e largimit janë fshatrat Hade, Sibovc dhe disa të tjera. Procesi i dislokimit të tyre pritet të zgjasë deri më 2017. /Telegrafi/