Telegrafi

Lippi: Vështirë ta lija në shtëpi Rossin

“Të gjitha largimet ishin të vështira, ndoshta i Giuseppe Rossit ishte më i vështiri. Nuk ishte e lehtë të zgjedh të larguarit, sepse kemi kaluar 10 ditë të bukura këtu”.

“Zgjedhjet e mia u bënë në atë se si lojtarët mund të përshtaten në role të ndryshme, jo vetëm në cilësinë e tyre. Nuk është e lehtë t’i lësh në shtëpi pesë lojtarë, por secili e ka ditur se kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Lippi, duke mos e përmendur fare sulmuesin e Milanit, Marco Boriello. /Telegrafi/