Telegrafi

Lippi të drejtojë Liverpoolin?

Lippi, që u largua nga kombëtarja e Italisë pas eliminimit turpërues, është shndërruar në një nga favoritët për menaxher të Liverpoolit. Megjithatë, ai për konkurrent ka Roy Hodgsonin që është dhe favoriti absolut për t’u emëruar trajner i Liverpoolit.

Gjithçka varet nga Federata Angleze e Futbollit, që nëse shkarkon Capellon, atëherë do ta bënte trajner të Anglisë Roy Hodgsonin dhe si pasojë Lippi do të drejtonte Liverpoolin. /Telegrafi/