Telegrafi

Lippi do të bëhet trajneri më i paguar, kjo është oferta që ka marrë

Marcello Lippi ka marrë një ofertë të majme nga Guangzhou Evergrande – bën të ditur Corriere dello Sport.

Klubi nga Superliga kineze i ka ofruar italianit 20 milionë euro në vit, gjë që do ta bënte trajnerin më të shtrenjtë në qarkullim.

Fituesi i Kupës së Botës është aktualisht pa punë, pasi i përfundoi kontrata me të njëjtin klub, ku qëndroi për tre vite.

Gjatw qëndrimit atje, Lippi fitoi tre tituj të Superligës kineze dhe AFC Ligën e Kampionëve.

Liga në Kinë vazhdon të tërheqë emrat e mëdhenj të futbollit falë pagesave të majme që bën. /Telegrafi/