Telegrafi

Lippi shpreson ta fitojë sërish Kampionatin Botëror

“Shpresoj, dhe po e nënvizoj shpresën, të provoj dhe ta fitoj Kampionatin Botëror sërish”.

“Për të shfaqur taktikat e mia në fushë, me duhet një skuadër e cila ka përvojë të madhe në rangjet ndërkombëtare. Për këtë arsye po mbështetem në ekipin e vitin 2006”.

“Kuptohet, gjithmonë ka hapësirë për lojtarët të cilët mund t’i sjellin vlera skuadrës. Duhet ta përdorim fjalën ‘rinovim’ me maturi”, ka thënë Lippi për “La Gazzetta Dello Sport”.