Marcello Lippi beson se Juventusi tashmë e ka në dorë edhe Scudetton e radhës.
Kampioni në fuqi është shmangur në gjashtë pikë nga Napoli, pasi fundjavën që lamë pas pësoi humbje nga Udinese.
Dhe ish-trajneri i Bianconerëve thotë se rivali më i përafërt i Zonjës së Vjetër tashmë nuk mund të bëjë asgjë.
“Nuk besoj se Bianconerët do t’i lejojnë që ata të bëjnë shtatë pikë më shumë. Scudetto tashmë është e qartë. Ata kanë arritur një moment që mund ta arrijë vetëm një klub i madh”.
“Pas fillimit të keq të sezonit, nuk kam pritur që ata të dorëzoheshin, por as nuk kam besuar se do t’ia dalin t’i fitojnë gjithë këto ndeshje”, ka deklaruar 67-vjeçari për Corriere dello Sport. /Telegrafi/