Telegrafi

Lippi: Roma ka fatin në duart e veta

Roma është në krye të Serie A me një pikë para Interit që është në pozitën e dytë, dhe përderisa kjo diferencë nuk është e mjaftueshme, Lippi ndjen se Roma ka cilësinë për të qëndruar në krye te tabelës.

“Sa i përket kampionatit, unë thashë disa javë më parë se Interi ka përparësinë për shkak se ka një pikë më shumë. Këtë javë, Roma e ka atë”.

“Nëse jeni një pikë prapa liderëve atëherë ju mund të bëni gjithçka, por nuk varet nga ju. Nëse jeni duke udhëhequr me një pikë, gjithçka varet nga ju. Nëse gjithmonë fitoni, askush nuk do t’u tejkalojë”, ka thënë Lippi. /Telegrafi/