Telegrafi

Lippi pritet të rikthehet te Italia, Mancini i pakënaqur

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thuhet se është i pakënaqur pasi nuk u këshillua për emërimin e Marcello Lippit nga FICG dhe ka oferta nga Liga Premier nëse vendos të largohet nga kombëtarja.

Lippi është vendosur të marrë rolin e drejtorit teknik për ekipet e Italisë, me synimin që të bëhet President i Shoqatës së Trajnerëve.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport pretendon se Mancini është i zhgënjyer nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, për mos informimin e tij për propozimin për të rikthyer 72-vjeçarin.

Lexo po ashtu Mancini: Shtyrja e Euro 2020 është avantazh për Italinë, mund të fitojmë trofeun

Rikthimi i Lippi te Azurrët kërcënon të minojë ish-shefin e Interit, i cili deri më tani ishte lejuar lirshëm të operonte si trajner dhe të këshillohej me ata që ishin në krye të ekipeve rinore të vendit.

Mancini thuhet gjithashtu se ka marrë tre oferta të mëdha nga klubet angleze, megjithëse gazeta siguron se ai është i përkushtuar të drejtojë Italinë në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Puna e tij deri më tani ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme, me 10 fitore nga 10 ndeshje në kualifikime dhe disa lojtarë të rinj që ‘eksploduan’ nën vëzhgimin e tij. /Telegrafi/