Telegrafi

Lippi preferon lojtarët e tij të vjetër

Pavarësisht kritikave që fajësojnë Lippin për përfshirjen e lojtarëve të vjetër në ekip, trajneri italian duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga ta.

“Nuk do të heq dorë nga djelmoshat e mi të vjetër. Nuk do të heq dorë edhe sikur Brazili ose Spanja të kenë një mesatare të moshës shumë më të ulët se e jona”, ka thënë Lippi.

“Me siguri nuk do t’i kisha ata në ekip nëse nuk do të shkëlqenin. Por, me siguri do t’ia dalim shumë më mirë në Kupën e ardhshme Botërore”, ka shtuar italiani.