Site icon Telegrafi

Lippi për kartonin e kuq të Ronaldos: Gjyqtari kishte halucinacione, duhet të futet VAR-i në Ligën e Kampionëve

Marcello Lippi ka kërkuar që VAR të futet në Ligën e Kampionëve ‘menjëherë’ pas kartonit të kuq të Cristiano Ronaldos, i cili sipas tij ishte një halucinacion.

Vendimi i Felix Brych për të nxjerr jashtë Ronaldon për tërheqjen e flokëve të Jeison Murillo gjatë fitores 2-0 të Juventusit në Valencia u kritikua shumë dhe trajneri Lippi ka thënë se VAR është bërë domosdoshmëri për Ligën e Kampionëve.

“I kuqi për CR7 ishte për shkak se një person kishte një halucinacion”, ka thënë fillimisht Lippi për gazetën italiane Tuttosport.

Lexo po ashtu UEFA hap zyrtarisht hetim për kartonin e kuq të Ronaldos

“Ju nuk mund ta rrezikoni kompromisin në një lojë dhe, para së gjithash, një garë me një moment të tillë, gjë që mund të rezultojë në një ndalim me dy ndeshje”.

“Tani UEFA duhet të dalë dhe të thotë, ‘Zotërinj, kemi gabuar.’ Ju nuk mund ta ktheni atë sepse Ronaldo tashmë është larguar dhe loja ka mbaruar, por një dënim do të ishte absurd”.

“Prandaj, duhet të jetë një dënim prej një ndeshjeje dhe menjëherë të zbatojnë VAR-in në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t'i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim

“Juventusi është i përgatitur për çdo gjë dhe çdo rast”.

“Ata janë favoritët e Ligës së Kampionëve, së bashku me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munich, Manchester City dhe PSG”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version