Telegrafi

Lippi nuk do të drejtojë Liverpoolin

62-vjeçari italian është lidhur me një kalim në Anfield pas largimit të Rafael Benitez, por raportet e fundit në mediat italiane shkruajnë se nuk ka gjasa që ai të caktohet si njeriu kryesor në Liverpool.

Lippi nuk flet Anglisht dhe duket se nuk ka plane për ta mësuar atë, që le të kuptohet se një mundësi e kalimit të tij në kampionatin anglez është e pamundshme.

Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson, mbetet opsioni numër një për detyrën e menaxherit të Liverpoolit. /Telegrafi/