Telegrafi

Lippi: Ndeshja kundër Bullgarisë më e rëndësishmja

Nëse Azzurët e fitojnë këtë ndeshje, ata do të jenë shumë pranë kualifikimit për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne, sepse do ta mbyllë diskutimin sa i përket kualifikimit”.

“Ne jemi skuadër më kualitative, si në aspekt fizik, ashtu edhe në aspekt teknik. Nuk ka rëndësi kush shënon, madje edhe nëse ndonjë mbrojtës i tyre shënon, me rëndësi është që ta përfundojmë ndeshjen me fitore”, ka thënë Lippi.