Telegrafi

Lippi: Juve ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Marcello Lippi (Foto: Getty Images)

Marcello Lippi e konsideron Juventusin ndër favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Strategu italian ishte trajneri i fundit i Bianconerëve që e ka fituar Ligën e Kampionëve, në finalen e vitit 1996 kundër Ajaxit.

“Juve është ndër favoritët për Ligën e Kampionëve këtë sezon”, ka thënë Lippi për Radio Sportiva.

“Ata bëjnë pjesë në grupin e favoritëve me Bayern Munichun, Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dheParis Saint-Germainin”.

Lexo po ashtu Lajmet për Lippin

“Deri në edicionin e kaluar, ata (bardhezinjtë) mund të hynin në atë grup, por nuk ishin direkt aty. Megjithatë, mendoj se ekipet tjera italiane janë pakëz më larg”, ka deklaruar Lippi.

70-vjeçari ka qenë trajner i Juves në dy raste, në periudhën 1994–1999 dhe gjatë viteve 2001–2004.

Me Zonjën e Vjetër, ai e ka fituar pesë herë titullin e Serie A, një herë Kupën e Italisë, katër herë Superkupën e Italisë, një Ligë të Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkombëtare (të njohur tash si Kupa e Botës për Klube). /Telegrafi/