Telegrafi

Lippi i bindur se Roma mund ta fitojë Scudeton

Gialorosët kanë udhëhequr tabelën para se befasisht të mposhten në fushë të vet nga Sampdoria me rezultat 2-1 dhe tash Interi ndjek me dy pikë.

“Ka qenë një turne i shkëlqyeshëm, pjesërisht për faktin se ka qenë një luftë më e ngushtë se në vitet e fundit. Mbi të gjitha, mendoj se duhet të potencohet se gara për Scudeto ende nuk ka përfunduar. Gjithkush thotë se titulli tashmë është përcaktuar, por ka edhe dy ndeshje të mbetura dhe nuk duhet ta harrojmë këtë”, ka thënë Lippi. /Telegrafi/