Telegrafi

Lippi hap derën për Tonin dhe Tottin, por jo edhe për Cassanon e Del Pieron

Derisa ua ka hapur derën sulmuesve romakë, Lippi i ka tejkaluar lojtarët e tillë, si Antonio Cassano, Alessandro Del Piero dhe Mario Balotelli.

“Jam i lumtur që Toni u kthye në Itali. Ai tash e ka mundësinë që të luajë sërish. Ai ka qenë jashtë (përfaqësueses) që nga Kupa e Konfederatave kur nuk ishte i mirë. Tash ai mund të gjejë vazhdimësi. Ka në dispozicion gjashtë muaj, dhe unë do ta përcjell”.

“Sa i përket Tottit, ai asnjëherë nuk ka mashtruar në jetën e tij, ai ka qenë gjithmonë koherent dhe transparent. Ju do ta shihni se ai do të rikuperohet edhe këtë herë, ai gjithmonë e ka bërë këtë, sepse ka karakter të shkëlqyer dhe unë e dua atë si njeri dhe si lojtar”, është shprehur trajneri për Il Messaggero.

Ndërkohë sa i përket treshes Balotelli, Cassano e Del Piero, Lippi ka thënë se është mësuar të ketë presion nga mediat, porse vendimi i tanishëm i tij është që ata të mbeten jashtë përfaqësueses. /Telegrafi/