Telegrafi

Lippi: El Shaarawy ma kujton Del Pieron

“Faraoni” siç e quajnë të riun në Itali, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë stinor duke shënuar 14 gola në Serie A, duke kryesuar kështu listën e golashënuesve.

”El Shaarawy ma kujton mua Alessandro Del Pieron. Ata të dy dëshirojnë të fillojnë nga e majta dhe të hyjnë në zonë për të shënuar gola nga goditjet me të brendshmen”.

”Ai ende nuk e ka kualitetin e Del Pieros, por ai po rritet dhe mund të jetë edhe më eksploziv në sulm”, ka thënë Lippi për Tuttosport./Telegrafi/