Telegrafi

Lippi: Cassano nuk do shkojë Botëror

Mediat italiane një kohë të gjatë kanë bërë presion që Antonio Cassano të fitojë thirrje nga ekipi kombëtar, por Lippi i ka injoruar shkrimet e tyre. Strategu italian ka vendosur që tash të ‘sigurojë’ se Cassano nuk do të jetë pjesë e Botërorit.

“Më vjen keq për Cassano, ai është një djalosh shumë i mirë, por unë kam idetë e mia, edhe nëse paraqitet ndonjë situatë e jashtëzakonshme”, ka thënë Lippi.

“Të gjithë thonë se unë jam kokëfortë dhe arrogant, por e meta ime e vërtet është që jam i kuptueshëm. Tifozët dhe gazetat janë si partitë politike, secili e ka kandidatin e tyre për kombëtare”.

“Arsyeja se pse nuk jap shpjegim për zgjedhjen time, është se kjo do të krijojë edhe situata të tjera. Kam idetë e mia personale”, ka shtuar italiani./Telegrafi/