Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm për shtatë orë.
Sipas KRU-së, kjo ndërprerje do të ndodh për shkak të pastrimit të rezervuarëve dhe rikyçjes së gypit të ujit, përcjell Telegrafi.
“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00 nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm. Arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve si dhe kyçja e gypit të ri të ujit, HDPE 100 D=400mm PN 10 bar në rezervuar të qytetit. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe çdo investim në rrjetin e ujësjellësit realizohet për ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore”, njofton kompania. /Telegrafi/