Site icon Telegrafi

Lipjani-Ponte Prizreni hap stinorin pranveror në Superligën e Kosovës

Të shtunën me përballjen në mes Lipjanit dhe Ponte Prizrenit që do të zhvillohet në Lipjan me fillim nga 17:00, do të nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll.

Risi e kësaj ndeshje, është fakti se skuadra e Lipjanit do të luaj për herë të parë në Superligë si nikoqir në palestrën e saj.

E gjithë kjo pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës së fundi ia ka miratuar palestrën, pas investimeve të fundit që i ka bërë Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Komuna e Lipjanit në këtë palestër.

Ndërkaq të dielën janë në program tri ndeshje në kuadër të xhiros së XV-të, ku Z Mobile Prishtina e pret Trepçën me fillim nga ora 16:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kampioni Bashkimi e pret Golden Egale Yllin duke filluar nga 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth basketbollit vendor dhe ndërkombëtar

Borea është nikoqire e Rahovecit, takim ky që luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 19:00.

Të gjitha ndeshjet mund ti ndiqni drejtpërdrejtë në platformën ArtMotion. /Telegrafi/

Exit mobile version